E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qengji i lindur me dy këmbë

Pekin, 1 shtator – Bariu Cui Jinxiu (38) pranon se kur lindi ishte i gatshëm për ta vrarë qengjin e pafat, i cili ka lindur vetëm me dy këmbë. Por, dhembshuria për të, ka bërë, që Cui ta mbajë në kopenë e tij.

“Ishte aq i vendosur për të jetuar, sa u ngrit me dy këmbët, iu afrua nënës së tij dhe fillojë të pijë”, thotë bariu nga provinca kineze Shandong, transmeton NOA.

Tani, disa muaj pas lindjes së tij, Cui dhe ai janë bërë të pandashëm.

“Ai ka vetëm dy këmbë, por lëviz shumë shpejt dhe arrin të qëndrojë lehtë në këmbë. Më ndjek nga pas ngado që shkoj dhe unë nuk kam më guximin për ta prerë”, thotë bariu.

Veterinarët kanë shpjeguar se qengji ka shumë mundësi të jetë një rast i mangësisë gjenetike ose rezultat i ndotjes.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›