E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqiraj refuzoi Monacon, Benfican e Rapidin

Podgoricë, 1 shtator - Drejtori sportiv i Buduqnostit të Podgoricës, Vladimir Bulatoviq, ka thënë për mediat kroate se Fatos Beqiraj ka refuzuar ofertat e Monacos, Benficas dhe të Rapidit të Vjenës për të firmosur me Dinamon.

"Benfica ka insistuar shumë, ndërsa të interesuara ishin edhe Monaco e Rapidi, por për Fatosin, Dinamo ishte zgjedhja e parë", ka thënë Bulatoviq.

Këto deklarata Bulatoviq i ka përsëritur edhe për gazetën.

"Kishte interesim të Monacos, Benficas e Rapidit, por jo edhe ofertë konkrete", ka thënë Bulatoviq. "Ne si klub jemi të kënaqur me transferimin e Beqirajt. Kemi bërë transferim të mirë, jemi të kënaqur edhe me shumën e dëmshpërblimit. Edhe për Fatosin është transferim i qëlluar. Nga Dinamo ka mundësi të kaloj në skuadrat më të forta evropiane", ka shtuar Bulatoviq.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›