E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeni bëhet xheloz dhe kafshon për vdekje një bebe (FOTO)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur një familje, por edhe opinionin publik në Britaninë e Madhe. Një qen i familjes ka kafshuar për vdekje një bebe të vogël, që kishte vetëm tetë ditë që kishte lindur.

Bebja Harry Harper, vdiq pasi qeni e kafshoi vetëm një herë në kokë, duke i thyer kafkën.

Qenin e racës terrier e vranë më pas, por fëmija nuk u mbijetoi plagëve, edhe pse u dërgua me shpejtësi në spital.

Dyshohet se qeni ishte bërë xheloz pas ardhjes së bebes në familje.

Një ekspert i qenve thotë se kjo racë është shumë posesive si natyrë dhe bëhet shumë xheloz.

Në Britaninë e Madhe ka pasur edhe raste të tjera të sulmeve të këtyre qenve mbi anëtarët e vegjël të familjes.

Muajin e shkuar qeni pati sulmuar edhe një kukull.

Familja e bebes thotë se kanë mbetur të shkatërruar nga kjo ngjarje e rëndë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›