E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeni i braktisur në aeroport gjen shtëpi. Mijëra aplikime për adoptim nga e gjithë bota

Las Vegas, 22 shkurt/ ATSH/ Një qen i braktisur në një aeroport të Las Vegas-it është kthyer në simbolin më të ri të dhembshurisë dhe solidaritetit. Sipas revistës People, kafsha u gjet e vetme në terminalin e aeroportit, pasi e zonja e kishte lënë pas për arsye ende të paqarta, duke ndezur reagime të forta në rrjetet sociale.

Punonjësit e aeroportit njoftuan shpejt autoritetet dhe e morën qenin në kujdes të menjëhershëm. Fotot dhe videot që qarkulluan në internet treguan kafshën e frikësuar, por tepër të butë dhe të afeksionuar, çka e bëri historinë edhe më të dhimbshme për publikun.

Pak orë pas publikimit të lajmit, organizatat për mbrojtjen e kafshëve patën mijëra mesazhe nga e gjithë bota; SHBA, Kanada, Britani, Evropë, Amerikë Latine e madje edhe Australi. Mbi 10 mijë njerëz shprehën zyrtarisht dëshirën për ta adoptuar, duke e tejkaluar çdo pritshmëri dhe duke e kthyer qenin e vogël në një sensacion ndërkombëtar.

Strehëza lokale deklaroi se qenushi i adoptua nga punonjësi i aeroportit që e gjeti.   Ndërkohë, qeni po merr kujdes veterinar dhe emocional, pas traumës së përjetuar.

“Është e pabesueshme sa shumë zemra janë hapur për të,” thanë përfaqësues të qendrës së adoptimeve. “Ai ka qenë shumë i sjellshëm dhe i afërt me të gjithë. Me siguri do të ketë një jetë të lumtur përpara.”

Ngjarja ka rihapur debatin mbi braktisjen e kafshëve dhe përgjegjësinë e pronarëve, ndërsa përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë përshkruar qenin si “një simbol shprese” dhe “kujtesë se mirësia ekziston ende”.

Autoritetet kanë nisur hetimet për pronaren e mëparshme.  ndërsa qeni do të vendoset përfundimisht një familje të re – një fund i lumtur pas një historie të trishtë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›