E Diel, 1 Nëntor 2026

Doganat bllokojnë mbi 3130 pajisje elektronike nën dyshimin për mallra të falsifikuara

TIRANË, 22 shkurt/ATSH/ Drejtoria e Antikontrabandës, në bashkëpunim me degën doganore Tiranë dhe Drejtorinë e Markave dhe Patentave, ka bllokuar mbi 3130 pajisje elektronike të llojeve dhe markave të ndryshme mbi dyshimin e falsifikimit apo tregtimit pa autorizimet përkatëse.

Strukturat doganore bënë të ditur se po vijojnë me të gjitha procedurat ligjore për verifikimin dhe hetimin e rastit, në kuadër të angazhimit të pandërprerë kundër hyrjes dhe tregtimit në vend të produkteve të falsifikuara. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njoftoi se mbetet në gatishmëri të plotë, me të gjitha strukturat e saj, për të parandaluar çdo tentativë abuzimi apo shkelje të ligjit. “Siç është dëshmuar edhe në aksionet e fundit, toleranca ndaj shkeljeve të Kodit Doganor është zero”, shprehen Doganat.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›