E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qerimaj: Jam i pastër, po pres vendimin

Kampioni i Europës në peshëngritje në peshën 77 kilogramë, Erkand Qerimaj ka mohuar akuzat për përdorim të doping apo lëndëve të tjera të ndaluara. Një ditë pas publikimit të skandalit për pozitivitetin e tij me substanca të ndaluara në turneun e Antalias, përmes një konferencë për shtyp ai tha se se është ballëhapur për akuzat që sipas tij janë të padrejta, dhe se ai është një sportist i pastër.
"Të gjitha ato që kam përdorur janë vitamina, duke përfshirë edhe "body surge". Nuk jam munduar të fsheh asgjë pasi nëse doja, mund ta bëja. Kam 10 vite që fitoj medalje dhe gara në turnetë ndërkombëtarë. Dhe jam ballëhapur në sytë e botës. Pres vendimin e Apelit" tha Qerimaj.

Më tej, Kampioni i Europës deklaroi se priste me qetësi vendimin e Komisionit të Apelit të Federatës Botërore të Peshëngritjes për rastin në fjalë dhe se është duke u stërvitur për pjesëmarrjen në Olimpiadën e Londrës ky synon të sjellë në Shqipëri një tjetër trofe.

“Unë kam 10 vjet që garoj dhe fitoj nëpër turne ndërkombëtare dhe sot jam ballëhapur e pres me qetësi vendimin e Komitetit të Apelit të Peshëngritjes Ndërkombëtare. Unë kam për objektiv të sjell në Shqipëri një medalje olimpike”, u shpreh Qerimaj.

Në të dyja këto teste e kryera para dhe gjatë kampionatit europian të peshëngritjes të zhvilluar në Turqi në muajin prill, Erkand Qerimaj ka deklaruar se përdorte vitamina “Budi Sërxh”. Në të parën testin e parë përgjigja ka dalë negative, ndërkohë që në të dytën me po të njëjtat vitamina dhe substanca ai ka rezultuar pozitiv.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›