E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kultura Shqipëri-Turqi, Universiteti BEDËR temë studimore

Mes Turqisë dhe Shqipërisë ka elmentë të ngjashëm kulturore e studimore si shkak i mardhënieve midis vendeve. Të dhënat, historiku dhe në anën tjetër shkëmbimet studimore e kërkimore mes vendeve janë evidentuar edhe në konferencën Ndërkombëtare në Gjuhë dhe Letërsi me temë "Aspekte të përbashkëta në kulturën turke dhe shqiptare” nga Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Turke në Universitetin Hëna e Plotë-BEDËR në bashkëpunim me Universitetin e Prizrenit, Universitetin e Tiranës, Qendrën Kulturore " Yunus Emre".

Në konferencë studiues dhe akademikë nga Shqipëria, Turqia, Kosova, Maqedonia dhe Azerbajxhani kanë referuar mbi tema të cilat fokusohen në aspektet e përbashkëta në kulturën e dy popujve. Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm akademikë, historianë, studiues të gjuhës dhe kulturës, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë si dhe të ftuar të tjerë.
 

Kryetari i Konferencës, njëkohësisht dhe përgjegjës i Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Turke, Dr. Adem Ballaban, në fjalën e tij tha se kjo konferencë është një mundësi për studiuesit e kulturës, gjuhës dhe historisë që të shkëmbejnë ide dhe eksperienca në disiplina, tradita dhe perspektiva të ndryshme.
 

“Synimi i konferencës është evidentimi i aspekteve të ndryshme në të dy kulturat, duke e parë "të ndryshmen" si një pasuri dhe mundësi bashkëpunimi dhe jo si një element ndarës. Kjo konfernecë është përbashkët për kërkimet turke shqiptare dhe për shumllojmshërinë e tipareve të këtyre vendeve. Kjo ndodh sepse mes Shqipërisë dhe Turqisë ka një sërë ngjashmërish për shkak se shumë shqiptarë jetojnë në Turqi dhe shumë shtetas turq po jetojnë në Shqipëri"tha ai.
 

Rektori i universitetit të Prizrenit Mazullum Baraliu, u ndal në nevojën e vazhdimit të bashkëpunimeve mes universitete në Shqipëri dhe atyre që ndodhen në Kosovë, duke theksuar se ky bashkëpunim do të hapte mundësi të reja në aspektin projekteve kërkimore-shkencore.

Ndërkohë në fjalën e tij para të pranishmëve , rektori i Universitetit Hëna e Plotë- BEDËR, Ferdinand Gjana theksoi se "pjesëmarrja e studiuesve të disiplinave shoqërore në këtë konferencë dhe larmia e kumtesave dhe dimensionit akademik do të jenë një kontribut në aspektin shkencor dhe informativ, dhe do të evidentojë ato vlera që me kalimin e kohës krijuan një marrëdhënie të ngushtë në popull dhe që kjo marrëdhënie u pasqyrua edhe në jetën e përditshme, zakonet, traditat, mënyrën e jetesës, duke krijuar kështu pika të përbashkëta".
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›