Qerimi ftohet në U21 të Belgjikës

Hendbollisti kosovar me prejardhje nga Ferizaj, Arbër Qerimi, është ftuar në kombëtaren U-21 të Belgjikës, e cila prej 14 e deri më 19 shkurt do të përgatitet në Portugali, në prag të Kampionatit Evropian për grupmoshat U-21.
Qerimi ka thënë se ndihet i lumtur që është ftuar për t’i mbrojtur ngjyrat e reprezentacionit belg. “Për pesë ditë rresht do të qëndrojmë në Portugali, ku do të stërvitim me qëllim që të jemi sa më të përgatitur për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian U-21.
Besoj se do të arrijmë të përgatitemi mjaft mirë dhe për mua është nder i madh që jam ftuar në kombëtaren belge”, ka thënë ai. Arbër Qerimi aktualisht i mbron ngjyrat e skuadrës belge, Tongeren, ekip ky kandidat për ta fituar titullin e kampionit të Belgjikës.