E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria 212 banesa te tjera sociale ne Durres

style=positionrelativez-index2>

Qeveria ka vendosur te nise pa vonese celjen e fondeve per ndertimin e afro 212 apartamenteve sociale ne Durres qytetin ku problemi social i strehimit mbetet ende i mprehte. Kjo pasi numri i madh i kerkesave per banesa sociale nga shtresat e ndryshme shoqerore ka bere nxitjen e diskutimit per te celur fonde ne ndertimin e pallateve te reja ne Durres. Brenda gushtit 2011 pritet te perfundojne shperndarja e apartamenteve te cilat jane ndertuar tek ujesjellesi. Nga ana e tij Enti i Banesave ka vendosur te afroje zgjidhje per Durresin qytetin qe ka nje numer shume te madh aplikimesh per strehe nga familje me te ardhura te pakta. Shperndarja e 343 banesave sociale eshte ceshtje dite ndersa pritet te nise edhe faza e dyte e ndertimit te te tjera banesave. Shperndarja e apartamenteve ka ngecur ne mosorganizimin e takimit te Keshillit te Bashkise qe eshte edhe organi i cili shqyrton e vendos perfundimisht per listen e perfituesve. Gjithashtu edhe ne rastin e parashikuar per ndertimin e 212 banesave te tjera sociale Bashkia ka kerkuar serish ndihma financiare nga Qeveria. Kjo me synimin per te ndikuar sa me shume ne zbutjen e problemit. Aktualisht Durresi ka afro 6600 kerkesa per strehim dhe shume familje qe jetojne ne banesat e ish-pronareve ndonese objekti u eshte njohur ligjerisht pronareve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›