Rritje per pagesen e papunesise dhe ndihmen ekonomike
Gjate muajve te veres me shume gjasa qe ne korrik do te rritet serish si pagesa e papunesise ashtu edhe ndihma ekonomike bejne te ditur per Standard burime nga Keshilli i Ministrave. Rritja e re e ketyre dy pagesave sociale per mijera bashkeqytetare qe kane pamundesi financiare pritet te jete ne masen 5 deri ne 10 per qind sipas burimeve jozyrtare te gazetes.
Rritja
Rritja e ndihmes ekonomike dhe pageses se papunesise ishte paralajmeruar nga zyrtare te qeverise shqiptare qe veren e vitit te kaluar kur kishte nisur hartimi i buxhetit te ketij viti. Ndonese nuk ishte folur per shifra atehere u be fjale per nje rritje te konsiderueshme te ndihmes ekonomike dhe pageses se papunesise si pjese e rritjes totale qe kishte buxheti i shtetit.
Nderkaq tashme pritet te zbardhet propozimi qe do te paraqitet dhe me pas do te miratohet ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave ku do te zyrtarizohet edhe norma e rritjes se ndihmes ekonomike. Ndonese zyrtarisht nuk ka asnje deklarate ne lidhje me kete ceshtje burimet e gazetes bejne te ditur se rritja do te jete ne masen 5 deri ne 10 per qind.
Kategori te reja ne ndihmen ekonomike
Nderkaq ne vere hyjne ne fuqi edhe ndryshimet ne ligjin per ndihmen ekonomike sipas te cilit nje sere kategorish te personave ne nevoje do te perfshihen ne listat e perkrahjes sociale dhe ekonomike. Keto ndryshime synojne qe jetimet femijet e varfer te semuret dhe kategori te tjera te ndihmohen financiarisht ose me menyra te tjera.
Kemi te bejme me nje formule te re e cila do ti jape peshen specifike te gjitha kritereve mbi te cilat do te behet perllogaritja e te ardhurave te familjes e cila do te marr pjese ne skemen e ndihmes ekonomike. Kemi disa kategori qe kane mbetur te perjashtuara dhe normalisht ata do te futen ne skemen e ndihmes ekonomike duke perfituar masen e plote te ndihmes ekonomike. Ato familje te cilat kane si kryefamiljar nje pjesetar te familjes qe eshte mbi moshe pune jane familjet e mbyllura ne shtepi per shkak te gjakmarrjes familje qe i perkasin minoritetit rom dhe familje qe jane nen nivelin e varferise sipas listes se percaktuar nga akte nenligjore perkatese. Ndryshime do te kemi edhe per sa i perket rasteve qe jane ne procese divorci - ka qene arsyetimi i Ministrise se Punes eshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta.
Ndryshimet do te nisin nga krijimi i nje regjistri elektronik. Ky projekt do te testohet per nje periudhe dy vjecare ne te gjithe qarqet. Me regjistrin elektronik ndertuesit e ketij projekt thone se do te shmangen abuzimet qe jane bere deri me tani.