Qeveria, 25 milione leke shtese per trajtimin falas me dialize te semureve
Zgjidhet qesja per te semuret qe i nenshtrohen ne menyre ciklike procesit te dializes. Qeveria vendosi dje t'i shtoje Ministrise se Shendetesise nje fond prej 25 milione lekesh, per mbulimin e shpenzimeve per trajtimin me dialize te nje numri te semuresh me insuficience renale kronike. "Ministrise se Shendetesise, ne buxhetin e miratuar per vitin 2008, ne artikullin "Shpenzime per mallra e sherbime", t'i shtohet fondi 25 000 000 (njezet e pese milione) leke, per mbulimin e shpenzimeve per trajtimin me dialize te nje numri te semuresh me insuficience renale kronike", theksohet ne vendimin e djeshem te Keshillit te Ministrave. Kjo shtese fondi vjen ne kushtet e pamundesise te Ministrise se Shendetesi per te kuruar numrin gjithnje e ne rritje te te semureve, te cilet duan te kurohen nepermjet dializes. Po keshtu Keshilli i Ministrave ne menyre te perseritur akordon edhe fonde shtese per kete ministri, ne menyre qe te kurohen edhe personalitete te vecanta, te cilat pesojne semundje te ndryshme dhe qe ndjejne nevojen e perkrahjes nga buxheti i shtetit.