E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria: 500 mijëeuro për pjesënveriore të Mitrovicës

MITROVICE- Qeveria e Kosovës ka miratuar sot vendimin për ndarjen e 500 mijë eurove, për investime kapitale në pjesën veriore të Mitrovicës.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se qeveria në vazhdën e saj të investimeve për këtë pjesë të vendit, ka për qëllim zhvillimin ekonomik dhe ngritjen e mirëqenies për qytetarët e saj.

Sic raporton RTK, në mbledhjen e sotme të qeverisë, u hoq nga rendi i ditës projektligji për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UçK-së, viktimave civile dhe familjeve të tyre, për tu miratuar vendimi i investimeve në Mitrovicën veriore.

Në këtë mbledhje u bë edhe miratimi i Raportit për Gjashtëmujorin e Buxhetit për vitin 2010. Sipas zëvendësministrit të Ekonomisë dhe Financave, Bedri Hamza, në gjashtëmujorin e parë të viti 2010, buxheti i Kosovës ka shënuar ngritje prej 27 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të viti të kaluar.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›