E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria Berisha dergon ndryshimet tek Topi per dekretim

Kryeministri Berisha i ka derguar per dekretim ndryshimet ne kabinetin qeveritar presidentit te Republikes Bamir Topi. Zedhenesja e kryeministrit Erla Mehilli theksoi se shefi i qeverise falenderoi si Meten ashtu edhe Priftin per punen e tyre respektivisht ne Ministrine e Jashtme dhe ne Ministrine e Ekonomise.

Sot kryeministri Sali Berisha ne perputhje me propozimet zyrtare te Levizjes Socialiste per Integrim i propozoi Presidentit te Republikes lirimin nga detyra te Ministrit te Jashtem zotit Ilir Meta dhe emerimin e zotit Meta ne detyren e Zevendeskryeministrit dhe Ministrit te Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes ne qeveri.Lirimin e zotit Edmond Haxhinasto nga detyra e Zevendesministrit te Puneve Publike dhe Transportit dhe emerimin e tij ne detyren e Ministrit te Jashtem.Lirimin nga detyra te Ministrit te Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes zotit Dritan Prifti.Kryeministri Berisha falenderon zotin Meta per kontributin e tij te vyer ne drejtimin e suksesshem te Ministrise se Jashtme dhe diplomacise shqiptare si dhe falenderon zotin Prifti per kontributin e tij te cmuar ne udheheqjen e Ministrise se Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes dhe reformave te rendesishme te ndermarra ne kete fushe tha Mehilli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›