Qeveria: Kemi qenë më realist se FMN për parashikimet
Qeveria pranon se ka diferenca ne qëndrime ne hartimin e projektbuxhetit me FMN. Përfaqësuesja e Ministrisë se Financave, Mimoza Dhembi, gjate raportimit ne Komisionin e Ligjeve, tha se ekzekutivi shqiptar ka rezultuar më realist se ndërkombëtaret ne parashikime. FMN parashikon një rritje sivjet më pak se dy përqind, kurse vitin tjetër rritja do jetë vetëm 1 përqind. I tillë është parashikimi që ka bërë edhe BERZH. Kurse qeveria pretendon një rritje prej 4.3 përqind. Duke iu përgjigjur interesit te deputetit te Partisë Socialiste, Pandeli Majko, drejtoresha e buxhetit sqaroi ne shifra masën aktuale te borxhit publik. Socialisti Bashkim Fino u shpreh se pavarësisht rritjes se te ardhurave për njësitë vendore, ky parashikim është i dështuar. Fino tha se pjesa e parave qe vijnë nga lejet e ndërtimit nuk do te mblidhen ne vitin 2012, për shkak se ndryshoi ligji. Mazhoranca e miratoi e vetme ne parim projektbuxhetin, ndërsa opozita votoi kundër. Ne ditët e ardhshme, Komisioni i Ligjeve ka parashikuar seanca te veçanta me institucionet e pavarura, për te dëgjuar pretendimet e tyre ne lidhje me buxhetin e vitit 2012.