E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, një i vdekur në aksident rrugor

ELBASAN- Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar pasditen e së hënes në afërsi të komunës Hotolisht, Elbasan.

Një makinë me targa italiane, ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit i identifikuar si, Idriz Hysa, 55 vjeç.

Ende nuk ka të dhena lidhur me shkaqet që kanë çuar në këtë aksident, por dyshohet se shpejtësia e madhe ka bërë që makina të dalë nga rruga.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›