Qeveria Papandreu takon Papuljas

Kreu i qeverisë Jorgos Papndreu ka takuar në mesditën e së shtunës presidentin Papulias, duke hapur kështu procesin për krijimin e një qeverie të koalicionit të gjerë, në të cilën ndoshta ai nuk do të jetë kryeminister.
"Do te bej gjithshka qe kalon nga dora ime per kete proces dhe per suksesin e negociatave me forcat politike te vendit - ka riperseritur Papandreu. Ka qene pikerisht ky angazhim qe ka bere qe udheheqesi grek te marre votebesimin ne parlament me 153 vota pro.
Ky zhvillim politik, tepër pozitiv për të ardhmen e Greqisë ka ardhur si rezultat i angazhimit të Papandreut, se menjëhere, pasi te marre votebesimin do te udheheqe Më parë duhet të zgjidhet cështja e ndihmës. Do të ishte një papërgjegjshmëri historike dështimi i marrëveshjes
Jorgo Papandreu
Kryeministër i Greqisë procesin per krijimin e nje qeverie te re, te bashkepunimit te gjere me forcat e tjera politike, ne te cilen ai ndoshta nuk do te jete kryeminister.
“Kerkoj votëbesimin, për të siguruar një kurs të qëndrueshëm për vendin, një kurs pa asnje boshllek politik,pa u zvarritur në nje procedure zgjedhore”, u shpreh Papandreu.
'Kryeministri ka fituar per te ikur se shpejti' - eshte komenti me karakteristik i votebesimit te djeshem,qe etiketohet si nje rast paradoksal ne politike, perderisa nje qeveri ka marre votebesimin per t'ja dhene pushtetin nje qeverie tjeter.
Papandreu ka deklaruar se marreveshja e samitit te BE ne 27 tetor eshte shansi i fundit per vendit dhe eshte pozicionuar kunder zgjedhjeve te parakohshme. Duhet qe vendi me pare te siguroje kestin e gjashte te ndihmes, te nenshkruaje memorandumin e samitit te BE dhe ne muajin mars, te marre nje pjese te rendesishme te kesaj pakete prej 80 miliard eurosh, fakt qe do te siguroje stabilitetin e vendit- ka theksuar ai.
Ne kete perpjekje Papandreu ka lene te nekuptohet se do te beje gjithshka qe duhet politikisht dhe fjalimi i tij eshte pershkruar si nje lamtumire nga posti i kryeministrit ne qeverine e re te koalicionit qe do te krijohet.
“Gjëja e fundit që më intereson është pozicioni im.E kam thënë më parë dhe do ta perseris .Po e them ne Greqi dhe jashte saj.Nuk me intereson fakti nese nuk do te rizgjidhem kurre me”, tha Papandreu .
Sipas zevendeskryeministrit dhe ministrit te Financave Evangjelos Venizellos qe vleresohet si kandidat i mundshem ne krye te qeverise se re, limiti kohor per krijimin e saj do te jete muaji mars.
Nga ana tjeter lideri i partisë opozitare Demokracia e Re Antonis Samaras, ka bere thirrje për zgjedhje të menjëhershme, duke theksuar se refuzon propozimet e kryeministrit aktual për një qeveri koalicioni.
Po megjithese Papandreu eshte votebesuar dhe socialistet duket se jane konsoliduar perseri ne parlament,situata politike ne Greqi cilesohet e pasigurte.Ende ngelet enigme se cfare do te ndodhe ne rast se deshtojne perpjekjet per krijimin e nje qeverie te koalicionit te gjere.
Gjithesesi votebesimi qe ka marre qeveria e tij eshte pershendetur nga udheheqesit europiane, sepse vleresohet si nje faktor qe do te sjelle stabilitet jo vetem ne Greqi, por edhe ne vendet e eurozones.
Vetë kancelarja Angela Merkel deklaroi se stabiliteti i eurozonës është më i rëndësishëm se sa anëtarësimi i Greqisë në Union.
Ndërkohë, liderët e vendeve të G20-ës të mbledhur në Kanë e përfunduan samitin pa publikuar asnjë detaj mbi mënyrën për zgjidhjen e krizës së borxhit. Kriza greke
Greqi, qeveria "Papandreu" në sprovën e madhe
Merkel: Prioritet, euro dhe jo Greqia
Greqi, opozita unanime: Papandreu dorëhiqu
Foto
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Nis Kongresi i socialistëve
Pritet miratimi i programit politik
Itali, Xhenova e tronditur prej përmbytjeve
Deputetët e PD: Topi të respektojë Kushtetutën
Pejë, konferenca e Ministrave të Mbrojtjes