E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis Kongresi i socialisteve


Nis punimet Kongresi i Partise Socialiste, ku pritet të miratohet programi i ri politik, si dhe do të kalojnë ndryshimet në statut.

Po ashtu nga ky Kongres do të dalë edhe Asambleja e re Kombëtare, që më pas do të ripërtërijë kryesine, si edhe sekretariatin.

Në këtë kongres do të paraqesin platformën e tyre edhe grupimi i deputetëve të Lëvizjes për Mendimin Ndryshe.

Programi i Partisë Socialiste

“Baza e programit qeverisës dhe jo thjesht një pamflet elektoral”. Kështu e ka cilësuar kreu i opozitës Edi Rama në një intervistë për Top-Channel, programin e Kongresi i PS-sëProgrami i Partisë Socialiste Top Story, programi i PS-së Rama: Programin e kemi Partisë Socialiste të publikuar të enjten dhe të titulluar “Rilindja Shqiptare”. Edi Rama thotë se taksimi progresiv nuk do të cënojë biznesin.

TCH: Zoti Rama, a mendoni se projekti juaj i taksimit progresiv mund të cënojë biznesin?

Rama: Në asnjë mënyrë jo, përkundrazi projekti ynë do të bëjë të mundur që 95% e shqiptarëve të kenë mundësi të blejnë më shumë, kështu edhe vetë biznesi të ketë mundësi të ketë më shumë konsumatorë aktivë. Ndërkohë që nga ana tjetër, ata që sot janë të trysnuar me referenca, me gjoba mafioze, me mungesën e konkurencës në treg, do të clirohen nga referencat, do të clirohen nga gjobat dhe do të clirohen nga zinxhirët ku i mban lidhur klientela e pushtetit. Pra, jo vetëm 95% e shqiptarëve do paguajnë më pak taksa dhe do kenë më shumë lekë në xhep, por edhe do të shpëtojnë nga ata pesë vetë që bëjnë ligjin në oborrin e pushtetit, si klientë të drejtëpërdrejtë të barkut të atij oborri.

TCH: Ku bazohet modeli juaj i taksave, a keni marrë modelin e ndonjë vendi perëndimor?

Rama: Taksimi progresiv, që do të thotë se kush fiton më pak paguan më pak taksa dhe kush fiton më shumë paguan më shumë taksa, është një normë jetike në sistemin fiskal perëndimor dhe ndërkohë taksa e sheshtë është një eksperiencë e dështuar e cila ka treguar se jo vetëm përmes taksës së sheshtë nuk ka rritje të punësimit, por përkundrazi ka një polarizim të skajshëm social, mu kështu sic ndodh në Shqipërinë e Saliut.

Taksat, Rama si Obama

Kryetari i Partisë Socialiste, në një fjalë të gjatë prezantuese të projektprogramit bazë të kësaj force politike, e vuri theksin te një sërë pikash, përmes të cilave do të synohet lehtësimi i jetesës së shqiptarëve.

Duke u nisur nga niveli i taksave që sot, sipas zotit Rama, zbatohen me një non-sense, ku kontribuesit më të mëdhenj janë ata që fitojnë më pak. Kur ndërkohë, sic tha ai, me shume se 50 perqind e depozitave është pronë e vetëm 5 përqind të shqiptarëve.

"Për të ngrënë, për t'u veshur dhe për të jetuar, një qytetar i zakonshëm i paguan shtetit tre herë më shumë sesa një biznesmen i madh, apo edhe një kompani e madhe, ashtu sikundër i paguan tre herë më shumë sesa c'paguajnë njerëzit që zotërojnë pasurinë. Në totalin e të ardhurave të sotme të qeverisë, kontributorët më të mëdhenj me taksa, janë ata që hyjnë te 95 përqindëshi që sot merr më pak edhe paguan më shumë. Ne do t'i ulim taksat për 95 përqind të popullit shqiptar. Kjo është politika që ne do të adresojmë", tha Rama.

Programi i PS-së, pro biznesit

Programi i paraqitur nga Partia Socialiste synon një sërë politikash fiskale për zhvillimin ekonomik të vendit, duke propozuar reduktimin e taksave.

Deputeti socialist Arben Ahmetaj një prej ekspertëve ekonomikë të së majtës, shpjegon përse keto prozime jo vetem e lehtesojne barren e konsumatorit por edhe i sherbejnë nxitjes se biznesit.

"Programi i shpalosur nga kryetari i PS-së është program i menduar thellë dhe shumë mirë dhe mbi të gjitha është program fitues. Zbatimi atij programi do të prekë pozitivisht 95% të shqiptarëve. Pra atë shtresë të cilën ne përfaqësojmë në ADN-në tonë.Në bazë të politikave fiskale do të jetë një korrigjim i padrejtësisë që është bërë deri më sot ku një qytetar i zakonshëm paguan shumë herë më shumë se sa dikush, që fiton shumë ose jashtëzakonisht shumë. Politikat fiskale do të sjellin clirim të biznesit nga monopolet dhe nga ngërci, që ka kapur sot të gjithë biznesin shqiptar. Sistemi i korrigjuar i taksave nga ana jonë do të clirojë gjithashtu konsumin. Sigurisht që do të jetë një turbinë shumë e rëndësishme për biznesin e vogël të mesëm dhe të madh", tha Ahmetaj.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Berisha në Unazën Verilindore
Kryeministri Sali Berisha ishte në malësinë lindore të vendit, një zonë e thellë që lidh rrethin e Librazhdit me rrethin e Peshkopisë. Sali Shehu: Beteja ime me Berishën
Refuzimin e kandidaturës së tij në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit, nga 75 vota kundër të maxhorancës, Sali Shehu  ish-deputet i demokratëve, e shpegon me dy arsye, që sipas tij lidhen ngushtësisht me kryeministrin Berisha. Arsyeja e parë sipas tij është personale. Berisha prezanton buxhetin e vitit 2012
Kryeministri Sali Berisha, në mbledhjen e qeverisë ka prezantuar buxhetin e vitit 2012, duke deklaruar se ai është më i madhi në historinë e vendit. PS: Mashtrim me hipotekat
Këshilltarët socialistë përgënjeshtrojnë deklaratën publike të kryetarit të bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, se stafi i tij ka dhënë leje shfrytëzimi për 124 objekte, të cilat së shpejti do të marrin dhe hipotekat, duke përmbushur kështu premtimin elektoral të zotit Basha. Topi: Pse e ktheva ligjin e plehrave?
Një dite pas vendimit të parlamentit për rrëzimin e dy dekreteve të Presidentit, mes të cilëve edhe atë për ligjin e shumëdebatuar të mbetjeve, presidenti i Republikës Bamir Topi deklaroi se bazuar në të drejtën kushtetuese, ai ktheu ligjin, duke kontestuar nenin që i hap rrugë importit të mbetjeve.


Lajmet kryesore

Itali, Xhenova e tronditur prej përmbytjeve
Flamur Djala, në traumë për vdekjen e gruas dhe dy vajzave
Qeveria, Papandreu takon Papuljas
Deputetët e PD: Topi të respektojë Kushtetutën
Pejë, konferenca e Ministrave të Mbrojtjes

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›