E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria Thaçi shpall 230 mijë vende pune!

Sot aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! organizuan në qytete të Kosovës aksionin simbolik“Konkurs Punësimi”.

Aktivistët shpërndanë “njoftime” nga Kryeministri Thaçi për hapjen e 230 mijë vendeve të reja të punës ku paga minimale mujore do të jetë 700 euro.

“Qeveria e Kosovës në mënyrë shumë të paskrupullt, problemin e ikjes masive të qytetarëve nga vendi, e trajtoi si çështje që lidhet me krimin e organizuar si dhe me prirjen e qytetarëve për të bërë jetë luksoze. Krejt kjo, për ta shfajësuar veten, duke iu shmangur turpshëm trajtimit të shkaqeve të vërteta që kanë si pasojë ikjen masive, e që janë padyshim mjerimi e kushtet e rënda ekonomike e sociale, për të cilat shkaktarja kryesore është po e njëjta Qeveri” , thuhet në komunikatën e VV-së.

Sipas kësaj lëvizje asnjë prej Ministrave e aq më shumë Kryeministri nuk kanë as të drejtë morale e as politike që të thërrasin për mos ikje nga vendi.

“Gjëja më e vlefshme në këto momente do të ishte ikja e kësaj Qeverie bashkë me “lulëzimin ekonomik” që i solli Kosovës” përfundon njoftimi./indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›