E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK s’e do Bukoshin

Në partinë e Isa Mustafës karrierae Bujar Bukoshit në LDK ka përfunduar qysh me themelimin e Listës “Dr. Ibrahim Rugova”. Drejtues të LDK-së nuk i janë gëzuar “zemërgjerësisë” së Bukoshit se do ta përkrahë partinë e Isa Mustafës që t’i fitojë zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare, pavarësisht se ai është në koalicion me partinë e kryeministrit Hashim Thaçi, shkruan Zëri.

Zyrtarë nga LDK-ja madje konsiderojnë se ky “humanizëm” i treguar nga Bukoshi flet për përfitimet e tij dhe ska qëllim forcimin e LDK-së.

“Mendoj se çështja e Bukoshit ka përfunduar, e të mos them edhe karriera. Pra, nuk e shoh një njeri të rëndësishëm për LDK-në që ai kinse të na përprahë neve për t’i fituar zgjedhjet. Ai nuk ka përkrahës për veti dhe si mund ta përkrahë LDK-në. Prandaj, sigurisht se kjo gatishmëti tij kinse për të na përkrahur neve, është bërë për interesa personale dhe jo për LDK-në”, ka deklaruar Haki Rugova./Zëri/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›