E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria: Tre muaj afat per te kthyer pronen e pervetesuar kunder ligjit

Tre muaj kohe ka lene qeveria per te gjithe ata persona qe kane marre ne menyre abuzive tokat dhe titullin e pronesise per to, qe ta dorezojne vete ate. Afati i percaktuar dje nga Kryeministri Sali Berisha perkon me ate te deklaruar pak dite me pare nga Kryetari i Bashkise se Himares, Vasil Bollano. Pasi kerkoi ngritjen e komisioneve me banore te zones bregdetare per te verifikuar ndarjen e tokave ne bregdet, Bollano tha se brenda 30 nentorit ato duhet te dalin me rezultate konkrete. Koicidence apo jo, dhe kryeministri ne mbledhjen e djeshme te qeverise beri thirrje qe te gjithe ata qe e kane marre token ne menyre te pamerituar ta dorezojne ate. "Le te percaktojne nje periudhe, te cilen ne t'ua njohim. Dy muaj ose tre muaj dhe ta dorezojne vete token. Ne te kundert, duhet te veprojne fuqishem te gjitha prerogativat penale, si ndaj atyre qe e kane dhene padrejtesisht, ashtu dhe ndaj atij qe e ka marre abuzivisht token. Ne nuk kemi synim ndeshkimin, por rivendosjen e se drejtes", saktesoi kryeministri. Ndaj edhe njehere kreu i qeverise Berisha kerkoi caktimin e nje periudhe ne te cilen cdo posedues i pamerituar e dorezon ne komision token e perfituar pa te drejte. "Kjo sigurisht do te jete nje zgjidhje me e mire, se sa te fillohet me prerogativat ligjore, nga me seriozet, per te rivendosur kete ligj", toleroi ai. Vetem pak dite me pare, kryetari i bashkise se Himares Bollano dhe shoqata bregdeti hodhen idene e krijimit te komisioneve te posacme me fondet dhe banoret e zones per verifikimin e ndarjes se tokave ne zonat bregdetare. Madje ata caktuan dhe nje afat qe deri me 30 nentor qe keto komisione te dalin me rezultate. Deklarata te tilla u kundershtuan ashper nga politika.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›