Tragetet ne hall, pa staf mjekesor
Ndersa fluksi i emigranteve ne kthim nepermjet portit te Vlores vjen ne renie, personeli i trageteve ankohet per mungesen e mjekeve ne rastet e urgjencave. Ajo qe te bie tashme ne sy eshte mungesa e radheve te gjata te automjeteve te cilat dalin nga vendkalimi kufitar ne kete port. Policia portuale ben me dije se numri i emigranteve te cilet kane zgjedhur te vijne ne Vlore, per t'u kthyer ne Shqiperi, ka ardhur ne renie dhe po pergatiten per fillimin e fluksit te largimit te tyre drejt vendeve te punes. Ky fluks sipas tyre pritet te nisi javen e fundit te muajit Gusht, duke marre parasysh edhe eksperiencat e viteve te meparshme.
Ndersa ata emigrante te cilet vijojne te vijne nepermjet portit te Vlores shprehen se aktualisht situata ne kontrollin e dokumentacioneve nuk eshte e ngarkuar. Por shume prej tyre vijojne te kene probleme madhore me kushtet e trageteve dhe mungesen e sherbimit cilesor ne keto mjete lundruese. Ndersa pjesa me e madhe e tyre mbetet e kenaqur nga sherbimet ne port. Te pyetur nga gazeta "Koha Jone", emigrantet vijojne te ankohen per mos ndryshimin e kushteve ne tragete, duke e cilesuar si papergjegjshmeri nga ana e administratoreve te ketyre trageteve lenien ne gjendje kaq te keqe te tyre. Por jo vetem kaq, pasi ne rastet emergjente kur ka te semure ne traget, nuk mund te gjesh as mjek dhe duhet te presesh derisa trageti te zbarkoje ne port. Sipas emigranteve, ajo qe te bie ne sy eshte edhe mungesa e stafit mjekesor te specializuar ne bordin e mjeteve lundruese. Duke i hedhur nje sy liste-prezences se personelit brenda tragetit, i cili prezantohet ne kapitenerine e portit cdo, nga ana e kapitenit dhe administratoreve jepet nje liste ku stjuardesat jane certifikuar per ndihmen e pare, ndersa nuk ka nje infermier apo mjek per te perballuar udhetimin prej gjashte oresh, apo me teper, ne det te qindra pasagjereve qe udhetojne.
Emigrantet thone se mangesite ne keto tragete qe punojne ne linjen Vlore-Itali, jane te shumta, ndersa specifikojne mungesen e kushteve te higjenes.
Ne kapitenerine e portit te Vlores shpjegohet se keto tragete operojne ne linja te shkurtra, ndersa justifikim mbetet prania e punonjeseve te trajnuara per ndihmen e pare. Po keshtu burime zyrtare shpjegojne se lidhur me stafin qe duhet te kene tragetet e rendesishme eshte qe ato i pergjigjen ligjeve te flamurit qe mbajne dhe respektojne konventat e nenshkruara nga shteti shqiptar. Ne port ato duhet te prezantohen te pakten me personelin minimal, ndersa aktualisht tragetet e kane shuar numrin e personelit ne bord, per te perballuar fluksin e larte te udhetareve.
"Gjendje katastrofe, jane vec per te rrjepur"
Lindita Bregovina, eshte emigrante nga Fieri dhe ka zgjedhur pikerisht mesjaven si diten me te pershtatshme. "Nuk eshte hera e pare qe udhetoj me keto tragete, edhe kete vit kam ardhur te kaloj pushimet me familjen time qe jeton ne Fier. Udhetimi nuk ishte fare komod. Tragetet jane shume te piste. Ka mungesa te theksuara. Mungojne dhomat. Je e detyruar te rrish ulur per aq kohe sa zgjat udhetimi. C'te flasesh me teper per kete fenomen. Po te futesh ne traget e kupton se sa gjendje e keqe qe eshte, ndersa cmimet i vene si te duan. Tjeter tani, tjeter ne shkurt, tjeter ne dhjetor. E kane mendjen te rrjepin, se kushtet nuk i shikojne fare se si i kane ne keto ambiente dhe shpresoj te rregullohet gjendja", shprehet Lindita.
"Keta te bejne te mos vish me ne Shqiperi"
Andi Haruni, emigrant ne Itali, edhe pse udheton shpesh, kete here i eshte dukur ruga nje tmerr i vertete. Ai sapo eshte kthyer per te kaluar pushimet prane familjes ne Vlore. "Udhetimi shkoi keq. Tragetet jane cope-cope e nuk te durohet, po c'te besh, me cfare te vish ndryshe. Keta te bejne te mos vish me ne Shqiperi. Te duket se ato leket e biletes i hedh ne det, kur mendon se sa i kane cmimet e si eshte udhetimi. Eshte per te ardhur keq. Pastaj eshte shume pis. Une cdo vit vij ne Vlore dhe cdo vit asgje nuk ndryshon nga keta. Vetem e kane mendjen te marrin parate. Ndersa puna ketu tek kontrollet eshte disi me mire, te pakten ketu nuk presim ne radhe, se na i plasen buzen gjashte ore udhetimi me traget", thote Andi.
"U semur djali, nuk kishte infermiere ne traget"
Florian Xhelilaj banon ne qytetin e Ballshit dhe zgjedh gjithnje portin e Vlores sepse i bie rruga per shkurt. Por kur kujton oret e udhetimit, shprehet se me mire te mos e pyesesh, pasi eshte ankth me vete. "Vij nga Vlora se me bie me shkurt rruga per ne Ballsh. Gjithmone me keto tragete vij dhe asnjehere nuk ndryshon situata. Eshte shume keq dhe eshte shume pis ne traget. Ka mungesa te theksuara. Jemi me femije te vegjel dhe djali me pati temperature dhe e zuri deti. Ne traget vetem stjuardesa kishte dhe asnje nje infermiere qe te te sherbente. Cmimin kete vit e pagova gati dy fish me shume se nje vit me pare, por sherbimi aty brenda eshte vertet shume i keq, per te mos thene mizerabel", shprehet i irrituar Floriani.
"Udhetimi ishte i bezdisshem dhe pa kushte"
Sherif Kasaj eshte nga Vlora dhe ka udhetuar nga Italia per ne port me traget, pasi ka qene pa makine. Shpreh pakenaqesi per kushtet ne tragete, por nuk ka pasur probleme gjate perpunimit ne dogane. "Kam ardhur me familjen dhe jemi pa makine kete vit. Ketu te kontrolli situata eshte mire se vjet, madje me mire edhe se ne Brindizi. I kane shpejtuar kontrollet dhe nuk te bejne te presesh gjate. Shyqyr te pakten se cdo vit kemi hasur ne radhe. Uro qe edhe kur te ikim te jete kjo shpejtesi sherbimi e te mos jemi preh e radheve te gjata si vitet e tjera. Udhetimi pervecse i lodhshem, ishte dhe i bezdisshem. Tragetet tona dihet si jane, cfare t'i komentosh me pare. Po na ka zene halli e do udhetojme me to se ndryshe s'kemi c'te bejme", thote Sherifi.
"Eshte per te ardhur keq, jane si karroca"
Emi Xhuveli eshte studente ne Itali dhe banon ne Vlore. "Une studioj ne Itali dhe kisha tre vjet qe nuk vija ne qytetin tim, Vlore. Te them te drejten u bera pishman qe udhetova me traget. Ishte shume piste dhe shume i lodhshem udhetimi me keto tragete. Per kontrollet ketu eshte normale qe do te na kontrollohen dokumentet. Nuk kemi pasur vonesa ne piken e kalimit kufitar. Ajo qe me vjen keq eshte se u lodhem shume gjate udhetimit prej gjashte oresh, ndersa edhe paguam shume. Tragetet jane si karroca dhe jo si anije. Eshte per te ardhur keq ne cfare gjendje i lene dhe sa pis qe eshte brenda tyre, per te mos menduar kushtet e tjera dhe sherbimi mjekesor per te cilin nuk behet fjale fare", perfundon studentja nga qyteti i Vlores.