E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria Vonesat e pagave per shkaqe teknike

Viti i ri ka nisur me një surprizë të hidhur për punonjësit e administratës, pensionistët apo gjithë kategoritë e tjera që shërbehen nga buxheti.

Edhe pse muaji po hyn gati në dhjetëditëshin e dytë, Qeveria nuk ka filluar ende të kryejë pagesat e dhjetorit, të cilat sipas afateve duhet të kishin nisur qe në datën tre.

Për pasojë 110 mijë punonjës të administratës qëndrore dhe lokale, qindra mijë persona me aftësi të kufizuar dhe një pjesë e pensionistëve, nuk kanë marrë ende pagesat, pas shpenzimeve të kryera në festat e fundviditit.

Ndonëse vonesa ka patur edhe më parë, ky është një rast i paprecedentë. Qeveria thotë se i ka fondet dhe mohon që shkaku të jetë mungesa e parave, por sipas saj vonesat jane krejtësisht teknike e madje edhe burokratike.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›