Qeveria autorizoi hapjen e tenderit per tunelin e Elbasanit dhe rrugen e Arbrit

Tirane 1 dhjetor NOA - Qeveria autorizoi sot Drejtorine e Pergjithshme te Rrugeve te tenderoje ndertimin e tunelit Tirane-Elbasan tunelin e boshtit te Jugut tunelin e Korridorit te 8-te ndertimin e lotit te 8-te te by pass-itPlepa-Kavaje-Rrogozhine si dhe nisjen e studimit te projektimit per disa segmente te tjera rrugore si Tirane-Dajt-Qafe Molle-Bize zgjerimit te rruges Sukth-Hamallaj aksit Qafe-Plloce-hyrje e Pogradecit dhe unazen e Pogradecit.
Por kryeministri Berisha duke e konsideruar tunelin Tirane-Elbasan nje nder veprat madhore e me fizibel te ndertimeve te derisotme deklaroi gjate mbledhjes se sotme te qeverise se tuneli do te financohet me parate e buxhetit te shtetit dhe nga dita e nenshkrimit te kontrates afati i dorezimit te tij do te jete 18 te muaj.
Ky tunel shnderron ne realitet nje enderr shekullore te te gjithe qytetareve dhe udhetareve qe nga zonat juglindore e lindore te Shqiperise e me tej kane udhetuar per ne Tirane duke kaptuar malet e Krrabes tha kryeministri.
Shefi i qeverise nuk la pa permendur ketu as bojkotimin e buxhetit 2011 nga opozita duke theksuar se eshte pikerisht ky buxhet qe do te konkretizoje investimin partiak te ketij tuneli te rendesishem.
Por do te mbetet e paharruar ne memorien time se ku gjeten force deputetet e opozites per te votuar kunder ketij buxheti sesi mund te shkojne ata ne Elbasan madje edhe ata qe jane nga Elbasani sesi mund ti justifikojne qytetaret e Elbasanit me voten e tyre kunder tunelit pasi ata nuk votuan kunder Sali Berishes por kunder tunelit. Une nuk do te doja kurre te mos kisha vota kunder se ky eshte ligji rregulli i arte por te votosh kunder tunelit dhe te jesh i ulur ne parlament me voten e qytetareve te Elbasanit te Librazhdit Pogradecit Gramshit tregon se nuk ke interes tjeter mbi toke pervec karriges se kryetarit dhe ky eshte vajtim i vertete. Ku e gjen forcen Aty ku e gjen forcen per te vazhduar protestat kunder vizave. Ky eshte i gjithe problemi vleresoi shefi i qeverise.
Ndersa duke e cilesuar rrugen e Arbrit si rrugen e dyte te kombit Kryeministri tha se kjo rruge nga Ura e Vashes do te perfundoje brenda ketij mandati.
Rruga e Arbrit eshte rruga e dyte e kombit. Ne do ta bejme rrugen ndersa atyre te cilet ne klandestinitet u peshperitin ne vesh e mashtrojne qytetaret e Dibrese te Matit duke u thene se rrugen e sollen gjer tek Ura e Vashes dhe nuk do ta sjellin deri ne Tirane u mbetet te skuqen me veten e tyre. Rruga e Arbrit fizibilitetin e ka kombetar eshte rruga e dyte e kombit dhe do te perfundoje brenda ketij mandati pasi mandati tjeter ka vepra te tjera premtoi kryeministri duke shtuar se qeveria kerkon qe keto zona me malet me te virgjera te Europes te behen te vizitueshme per turizmin shqiptar europian e boteror.
Nje projekt tjeter te rendesishem tha kryeministri Berisha eshte fillimi i studimit te projektimit per rrugen Tirane-Dajt-Qafe Molle-Bize i cili do te beje lehtesisht te arritshme nje nder zonat me te bukura turistike malore te vendit.
Ne pranvere te vitit te ardhshem perfundon teresisht infrastruktura e Bregut nga Ksamili ne Velipoje pasi sikunder tha ai kane mbetur shume pak kilometra qe do te mbyllen dhe do te pershpejtohet ndertimi i rrugeve drejt maleve e majave te tyre nenvizoi kreu i qeverise.
Gjate ketij mandati premtoi zoti Berisha do te plotesohet infrastruktura drejt te gjitha maleve e majave te tyre nga ajupi gjer ne Ujeze Markovcke e me tutje duke i dhene keshtu nje frymemarrjee nxitje te madhe ridimensionimit teresor te Shqiperise turistike.
mit/NOA