Vodafone 3G e pranishme ne cdo qytet

Vodafone Albania eshte operator i pare qe do te ofroje teknologjine e shumepritur 3G ne Shqiperi. Haris Broumidis drejtori i pergjithshem i kompanise Vodafone Albania deklaroi se per 18 muaj do te investohen rreth 70 milion euro ne menyre qe 3G te jete e pranishme ne cdo qytet te vendit. Nderkohe qe e vecanta e ketij investimi eshte revolucioni ne perdorimin e internetit deri me nje shpejtesi prej 14.4 megabit per sekond. Teknologjia 3G do te revolucionarizoje perdorimin e internetit te shpejte ne cdo pajisje qe do te akomodoje nje karte sim vodafone pavaresisht nese perdoret ne telefon celular kompjuter apo lap-top. Kompania ka njoftuar se do te ofroje nje shpejtesi shkarkimi deri 14.4 megabit per sekond. Investimi i cili parashikohet te perfundoje brenda 18 muajve kap shifren e 70 milion eurove dhe ne fillim do te aplikohet ne kryeqytet dhe me pas ne te gjitha qytetet e Shqiperise. Cmimet qe do te aplikohen do te jene mjaft konkuruese dhe te pershtatshme per shtresa te ndryshme shoqerore.Teknologjia 3G do te ngreje ne nje shkalle shume te larte cilesine dhe shumellojshmerine e komunikimit te individeve dhe bizneseve dhe do te kete rol te prekshem ne zhvillimin e metejshem ekonomik dhe social te vendit. Duke qene kompania e para ne aplikimin e teknologjise 3G ne Shqiperi Vodafon perforcon me tej angazhimin e vet per te qene ne krye te risive teknologjike.