E Diel, 1 Nëntor 2026

"Qeveria, deshtoi me zgjidhjen e ceshtjes se prones ne keto 4 vite"

Partia Socialiste ka akuzuar dje qeverine, se ka deshtuar me pretimin e zgjidhjes se ceshtjes se prones. Nepermjet nje deklarate per shtyp, kryetari i Komisionit te Sigurise se Ligjeve dhe Administrates ne selise roze,Ylli Manjani, tha se partia e tij konstaton me shqetesim se Sali Berisha dhe qeveria e tij, jo vetem nuk zgjidhi ceshtjen e pronave, por thelloi problemet qe lidhen me kete ceshtje. "Sot ceshtja e pronave, eshte gjithnje e me e pazgjidhur, sesa 4 vite me pare dhe me kosto te shtuara qe qeveria ia faturon padrejtesisht shumices se shqiptareve", theksoi Manjani. Sipas tij, pronaret dhe sipermarresit Shqiptare, sot jane me te pasigurt sesa 4 vite me pare ne investimet e tyre, pikerisht per shkak te ceshtjes se prones. Ne konstatimet e bera prej partise se tij, ai theksoi se pronaret shqiptare jane praktikisht shume me larg marrjes se prones se tyre, sesa kater vite me pare. "Jane shume larg, sepse korrupsioni qeveritar nga njera ane dhe genjeshtrat politike te Sali Berishes nga ana tjeter, kane bere qe prona te largohet cdo dite e me shume nga dora e pronarit te vertete", vleresoi zyrtari i larte socialist. Sipas Manjanit, Sali Berisha, megjithese i rrembeu dhunshem kompetencen gjykatave, duke lejuar Zyrat e Regjistrimit te saktesonin kufijte e pronave, nuk zgjidhi asnje konflikt. Perkundrazi shtoi konfuzionin dhe abuzimin me te drejten e prones ne vend. "Zyrat e Regjistrimit te Pasurive, sot jane burimi kryesor i konflikteve te pronesise", solli ne vemendjes kryetari i Komisionit te Sigurise se Ligjeve dhe Administrates ne PS. Prandaj, keshtu sipas tij do te perfundonte kjo ceshtje, ne kushtet kur gjykatat jane te perjashtuara dhe sistemi unik i regjistrimit nuk funksionon ende. Socialiste shprehin besimin se zgjidhja perfundimtare e ceshtjes se prones do t'i takoje qeverisjes se saj, te pas zgjedhjeve. "Ne vizionin tone zgjidhja e kesaj ceshtje ka rendesi kombetare dhe strategjike. PS e sheh zgjidhjen e kesaj ceshtje nepermjet harmonizimit te interesave te pronareve, me ato te te gjithe shqiptareve", premtoi Manjani.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›