E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shqiperia, kthim ne nje superfuqi energjetike"

Kryeministri Berisha deklaroi dje se nje strategjite me te rendesishme te qeverise se tij, ishte edhe kthimi i Shqiperise ne nje superfuqi rajonale, per sa i perket energjise. Gjate fjales se mbajtur ne kongresin e Partive Popullore Evropiane, ne Varshave, ne panelin ku u diskutua, ne lidhje me potencialet dhe perspektiva ekonomike e sektorit te energjise, Berisha theksoi se Shqiperia i kishte te gjitha mundesite per te arritur nje stad te tille. Duke folur mbi situaten energjetike dhe projekteve ne kete fushe, kryeministri Berisha u shpreh se nje nga qellimet kryesore te qeverise shqiptare eshte diversifikimi i burimeve te energjise, i cili eshte nje potencial shume i madh. Nje tjeter qellim gjithashtu eshte eficenca e energjise, qe eshte shume e domosdoshme per suksesin ne projektet ne kete fushe. Sipas tij, ceshtja e energjise ka qene nje nga prioritetet e qeverise, qe me ardhjen e tij ne pushtet, ne vitin 2005 dhe vazhdon te mbetet i tille. Duke iu referuar situates ne qeverisjet e meparshme, Berisha theksoi se Shqiperia ka qene nje vend ku praktikohej nderprerja e energjise ne mase, si nje denim kolektiv per qytetaret vendit. Ne kete kuader, kryeministri nenvizoi se mbetet i vendosur ne mendimin se, "cmimi me i larte i energjise elektrike eshte mungesa e saj". Po keshtu, kryeministri vuri ne dukje rendesine qe do te kete Shqiperia ne tregun energjetik, sepse ajo ka potenciale te medha hidrike dhe nje pozite gjeografike kyc, si dhe shume faktore te tjere ndihmues, qe bejne qe ajo te kthehet ne nje superfuqi te vogel energjetike ne mbare rajonin. F.Mejdini

Strategjia

Kryeministri Berisha shpjegoi se per te arritur te behet nje eksportuese e energjise ne rajon, Shqiperia duhet te zbuloje burime te ndryshme te energjise, duhet te zhvilloje dhe forcoje lidhjet e interkoneksionit me vendet e tjere, si nje vend i vogel dhe me treg te vogel.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›