Qeveria dhe EULEX-i dënojnë sulmin ndaj KFOR-it
Qeveria e Republikës së Kosovës dënoi sulmin e armatosur mbi pjesëtarët paqeruajtës të KFOR-it, si pasojë e së cilës dy ushtarë janë lënduar, gjatë një operacioni të KFOR-it për zhvendosjen e një barrikade në Jagnjenicë në Zubin Potok.
Qeveria vlerëson se ky është sulm mbi sundimin e ligjit, rendin dhe lëvizjen e lirë, dhe si i tillë është sulm i dënueshëm. Qeveria iu dëshiron shërbim të shpejtë ushtarëve të lënduar në këtë sulm, ndërsa fton organet kompetente të ndërmarrin të gjitha masat, që akterët e këtij sulmi të përballen e drejtësi.
“Qeveria e Republikës së Kosovës është e vendosur dhe përkrah vendosjen e plotë të sundimit të rendit dhe ligjit në tërë territorin e vendit. Prandaj, Qeveria do të jetë në koordinim të plotë me të gjithë faktorët relevantë ndërkombëtarë”, thuhet në deklaratën e Qeverisë.
Edhe misioni për sundim të ligjit dhe drejtësi i Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX, e ka dënuar sulmin kundër pjesëtarëve të KFOR-it, në pjesën veriore të Kosovës.
“EULEX-i absolutisht e dënon dhunën e këtij lloji kundër KFOR-it ose kundër secilit institucion ndërkombëtar. KFOR-i dhe EULEX-i janë në pjesën veriore të Kosovës për t’u përpjekur për përmirësimin dhe për ngritjen e sundimit të ligjit dhe kjo dhunë është e dënueshme dhe mendimet tona qartazi janë me dy ushtarët e KFOR-it, që ishin lënduar këtë mëngjes”, i tha agjencisë Reuters, zëdhënësi i EULEKS-it, Nicolas Hawton.