Krasniqi dënon aktin e plagosjes së ushtarëve të KFOR-it

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka dënuar veprimin e plagosjes së dy ushtarëve të KFOR-it, duke thënë se “akti i shëmtuar është shprehje e guximit, që kanë marrë kriminelët e hazdisur për të sfiduar edhe me armë, forcat ndërkombëtare të paqes dhe të sigurisë në Kosovë”.
Më tej, në njoftimin për shtyp të Zyrës së zotit Krasniqi, theksohet se “plumbat e sotëm qëlluan vetëm disa ditë pas deklaratës së ministrit të brendshëm të Serbisë për ripushtimin e Kosovës, madje pa përjashtuar edhe luftën e armatosur”.
Sipas zotit Krasniqi, “kjo politikë intervencioniste serbe është kërcënim i drejtëpërdrejtë i integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit tonë”.
Ai ka shprehur “keqardhje të thellë për plagosjen e ushtarëve nga Gjermania mike”.