Qeveria dhuron pasuritë e firmave piramidale. Hoteli i VEFA-s kushton 340 mijë lekë
Në ditët e fundit në pushtet, kjo qeveri po nxiton që të shesë gjithçka ka në dorë, për të përfituar sa më shumë.
Siç raporton GSH, këto ditë do të zhvillohen 14 ankande për shitje pronash.
Mes tyre do shiten edhe pasuritë e firmave piramidale Xhaferri dhe VEFA.
Ajo që bie në sy është vlera mjaft e ulët e shitjes së këtyre pronave.
Kështu, apartamenti i fondacionit Xhaferri do të shitet për 569 mijë lekë, kurse hoteli i VEFA-s kushton vetëm 341 mijë lekë. Hoteli gjendet në Gjerbës të Skraparit dhe ka një sipërfaqe prej 240 metrash.
Në ankandet e muajit gusht do të shiten edhe disa objekte ushtarake.
Partia socialiste ka denoncuar shitjen e këtyre pasurive, ndjeshëm nën vlerën e tregut./ep