E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turistet e emigrantet kane ndihmuar te vleresohet monedha vendase

Monedha vendase, vonoi por nuk harroi të vlerësohet në këtë stinë vere. Në fillim të kësaj jave 1 euro zbriti nën 140 lekë, duke u këmbyer me 139.69 lekë.
Krahasuar vetëm me fundjavën, euro u zhvlerësua 0.34 lekë.
Pas një rezistence të fortë, dobësimi i monedhës europiane erdhi së bashku me emigrantët tanë. Sipas ekonomistëve, gushti solli shtimin e eruos në treg dhe njëkohësisht rriti kërkesën për lekun.
Gjithsesi, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë,
Leku paraqitet më i dobët. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, një vit më parë, në këtë periudhë një euro u këmbye me 137.28 lekë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›