E Enjte, 5 Nëntor 2026

Qeveria diskutim të hapur me pensionistët për planin e ri të pensioneve

TIRANË, 26 tetor/ATSH/ Në të gjithë vendin vijojnë takimet e ministrave dhe deputetëve me pensionistët për të ndarë me ta fakte e pikëpamje mbi sfidën e përfshirjes së tyre në hapësirën e rritjes ekonomike të vendit dhe planit të ri për pensionet.

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto të takimeve të kryera në të gjitha bashkitë e vendit.

“Fotoalbum i diskutimit të hapur për pensionet, ku qeveria dhe grupi parlamentar i Partisë Socialiste janë angazhuar në të gjithë Shqipërinë, për të ndarë me pensionistët fakte e pikëpamje mbi sfidën e përfshirjes së tyre në hapësirën e rritjes ekonomike të vendit, si edhe për t’i hapur rrugë planit të ri për pensionet në rrugën drejt Shqipërisë 2030”, shkruan Rama.

Qeveria ka nisur një angazhim në një front të përbashkët qeveri-biznes-individë për forcimin e skemës së sigurimeve shoqërore, nga i cili do të siguronte fondet e mjaftueshme për rritjen e pensioneve.

Ajo ka paralajmëruar ngritjen e një taskforce tatime-polici si dhe intensifikim të kontrolleve në terren për rastet e mashtrimit me kontributet shoqërore.

Aktualisht skemës së kontributeve të sigurimeve shoqërore i mungojnë rreth 500 milionë euro nga mosdeklarimi real i pagave.

1 nga 20

/k.s/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›