E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria e Kosovës dënon ngjarjen në Dobrushë

Qeveria e Republikës së Kosovës ka deklaruar përmes zëdhënësit të saj ka dënuar incidentin që ndodhi në fshatin Dobrushë, të Burimit (Istogut) ku humbi jetën një qytetar i komunitetit serb, dhe dy të tjerë u plagosën.

“Qeveria e Republikës së Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit. Pavarësisht rrethanave se si ka ndodhur kjo ngjarje , veprime të tilla janë të papranueshme dhe të dënueshme nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”

Më tej ka ritheksuar se Republika e Kosovës është shtet demokratik, që përbëhet nga komunitete të ndryshme etnike, një shtet ku toleranca dhe bashkëpunimi mes komuniteteve, është ndër vlerat më të mëdha të shtetit tonë të ri.

Qeveria ka ftuar organet përgjegjëse që të ndërmarrin të gjithë hapat e duhur që autorët e këtij akti të rëndë të nxirren para organeve të drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.
Më herët Policia ka bërë të ditur vrasjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve nga komuniteti serb .Sipas policies ngjarja ka ndodhur në fshatin Dobrushë të Komunës së Istogut.

Policia ka njoftuar se është konfiskuar një veturë dhe një armë, për të cilëjn ka dyshime, se është përdorë në sulm.

Personi i dyshuar për këtë vrasje është “identifikuar dhe është në ndjekje të policisë”.

Policia po punon intensivisht në hetimin dhe verifikimin e çdo detaji dhe akti të mundshëm, që ndërlidhet me këtë rast, thuhet në njoftim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›