Pacolli: Eleminimi i Gadafit, fitore për të gjithë
Pacolli: Eleminimi i Gadafit, fitore për të gjithë
Pas konfirmimit të Vdekjes së diktatorit Libian Muhamer Gadafi ka ardhur reagimi edhe nga njeriu që përpara një viti e kishte vizituar, këtë të fundit në Tripoli. Zëvendës kryeministri Behxhet Pacolli, në statusin personal në rrjetin social Facebook është shprehur se arrestimi i Gadafit është një fitore për të gjithë.
“Arrestimi i Muhamer Gadafit është një fitore për të gjithë. Por sidomos për popullin e Libisë”, ka vlerësuar Pacolli.
Vitin e kaluar një delegacion i AKR-së si dhe një grup i madh i kosovarëve, ishte për vizitë në Libi, si pjesë e përpjekjes për t`ia ndryshuar orientimin pro-serb dhe për ta bërë atë që të njohë pavarësinë e Kosovës. Gadafi tani është deklaruar zyrtarisht i vdekur pas plagëve të marra.