Qeveria e Kosovës e shpall Tadiçin non grata
Pas deklaratave provokuese të Presidentit të Serbisë, Boris Tadiç, i cili në vizitën e tij në manastirin e Deçanit e cilësoi Kosovën si toka mëmë, ai është shpallur person non grada.
Hajredin Kuçi, zv.kryeministër dhe ministër i Drejtësisë ka deklaruar se autoritetet kosovare nuk do të lejojnë më hyrjen e Tadiçit në Kosovë.
Prej shumë vitesh, vizitat e tij në Kosovë kanë qenë të ngarkuara me mesazhe politike të papranueshme dhe nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë përsëri, tha Kuçi.
Tadiç gjatë vizitës në territorin e Kosovë ka dhënë mesazhe të forta politike, duke thënë se Kosova është tokë serbe, se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë si dhe se nuk e ka ndërmend të heq strukturat paralele nga veriu.