AK: Të mbrohen me kushtetutë të drejtat e shqiptarëve jashtë kufijve
Të mbrohen me kushtetutë të drejtat e shqiptarëve jashtë kufijve, – kjo është thirrja e Aleancës Kuqezi drejtuar faktorit politik në Shqipëri. Reagimi i AK-së ka ardhur pas deklaratës provokative të Presidentit të Serbisë Boris Tadiç gjatë vizitës në Deçan.
Po provokon 10 milion shqiptarë. Kosova është mijëra vjet tokë shqiptare, thuhet në reagimin e AK-së duke e cilësuar deklaratën e Tadiçit si shoviniste dhe cenuese e të drejtave të shqiptarëve.
Kërkesa e AK-së për mbrojtje me kushtetutë për shqiptarët jashtë kufirit të Shqipërisë vjen pas shkeljeve të të drejtave që po u bëhen atyre në Malin e Zi dhe Maqedoni.
Në Malin e Zi, parlamenti pritet të miratojë një ligj që ndalon mbajtjen e flamurit shqiptar dhe çdo flamuri tjetër përveç atyre kombëtar. Ndërsa në Maqedoni së fundmi është hequr gjuha shqipe nga tabletat informuese dhe orientuese.
AK kërkon që shqiptarët jashtë kufirit të mos trajtohen si fqinjë por qytetar etnik.