Qeveria e Kosoves nuk pranon propozimin serb qe doganat e Kosoves te quhen EULEX-Kosovo-Carina

Qeveria e Kosoves nuk pranon qe ne mallrat kosovare te vendoset mbishkrimi EULEX-Kosovo-Carina por eshte e vendosur qe mallrat kosovare qe jane per eksport te mbajne mbishkrimin Republika e Kosoves. Ministri serb per Kosoven ne qeverine e Serbise Goran Bogdanoviq ka thene se Serbia eshte e gatshme te pranoje dokumentet e mallrave qe vijne nga Kosova nese ato mbajne mbishkrimin EULEX-Kosovo-Carina.
Bogdanoviq Mallrat kosovare qe mbajne mbishkrimin EULEX-Kosovo-Carina mund te hyjne ne Serbi.
Sipas tij kjo do te ishte zgjidhja me e mire dhe atehere Serbia do te lejonte mallrat kosovare qe te hyjne ne tregun serb dhe te kalojne tranzit neper territorin e Serbise. Qe nga shpallja e pavaresie Serbia nuk lejon qe mallrat kosovare te hyjne ne tregun serb.
Zyrtare te EULEX-it mision ky qe eshte pergjegjes per doganat e Kosoves i thane DW se ky mision eshte nje mision teknik dhe nuk perfshihet ne ceshtje politike. Sipas tyre ceshtja rreth mbishkrimeve ne mallrat kosovare ne raport me Serbine eshte nje ceshtje politike qe te dyja vendet duhet te dakordohen njera me tjetren.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Safet Gerxhaliu Kryetari i Odes Ekonomike te Kosoves.
Mallrat e Serbise lejohen te hyjne ne Kosove. Kryetari i Odes ekonomike te Kosoves Safet Gerxhaliu thote per programin tone se Kosoves po i shkaktohen humbje te medha nga bllokada e Serbise.
Bllokada e Serbise per mallrat kosovare i shkakton humbje te medha ekonomike Kosoves
Nga Serbia ne Kosove mund te depertojne produkte te shumta dhe sipas statistikave ne forme legale nga Serbia ne Kosove brenda vitit hyjne mbi 200 milione euro mallra dhe kur kesaj i shtohenedhe mallrat qe hyjne nga informaliteti apo ekonomia e kriminalizar qe ndoshta e arrin shifren po ashtu 200 milione atehere paramendojeni nje shtet i vogel dhe i varfer sic eshte Kosova ndikondrejtperdrejt ne stabilitetin ekonomik dhe social ne Serbi thote Safet Gerxhaliu.
Kosova ne fund te vitit 2007 nenshkroi marreveshjen e CEFTA-as marreveshje kjo qe lejon shkembim te lire tregtar me vendet e rajonit. Ne emer te Kosoves nenshkrues i marreveshjes ishte UNMIK. Mirepo qe nga shpallja e pavaresise Kosova pati telashe ne respektimin e kesaj marreveshje nga Serbia.
Kosova vitin e ardhshem merr kryesimin e radhes se CEFTA-as
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Lutfi Zharku ministri i Tregtise dhe Industrise ne qeverine e Kosoves.
Sipas radhes Kosova vitin e ardhshem merr kryesimin e radhes se marreveshjes se CEFTA-as. Ministri i Tregtise dhe Industrise ne qeverine e Kosoves Lutfi Zharku thote per DW-se se ai beson se kjo ceshtje do te zgjidhet deri vitin e ardhshem.
Sipas radhes ne duhet qe vitin e ardhshem ta marrin kryesimin e CEFTA-as. Ne kemi problem me vendet qe nuk e kane njohur pavaresine e Kosoves. Probleme kemi pasur edheme Malin e Zi i cili e ka njohur Kosoven mirepo meqenese marreveshja eshte nenshkruar ne emer te UNMIK-ut ky shtet e ka kontestuar pjesemarrjen e Kosoves ne takim. Mirepo ne po bejme te gjitha perpjekjet qe kjo ceshtje te zgjidhet gjate ketij viti ne menyre qe vitin e ardhshem te mos kemi problem me perfaqesimin e Kosoves thote ministri Zharku.
eshtja e doganave dhe shkembimet tregtare Kosove-Serbi thuhet se duhet te jete pjese e bisedave teknike Prishtine-Beograd. Mirepo kryetari i Odes ekonomike te Kosoves Safet Gerxhaliu thote se kjo ceshtje duhet diskutuar ne Bruksel.
Sepse sponzorizues i te gjitha marreveshjeve qofte bilaterale qofte multilaterale ka qene Komisioni Evropian dhe eshte sekretariati i CEFTA-as ai qe e monitoron nje gje te tille. Pra eshte koha kur duhet te behet shume me teper presion ne sekretaritin e CEFTA-as sesa te humbin kohe ne bisedime teknike thote Safet Gerxhaliu.
Sipas statistikave te ministrise se Tregtise dhe Industrise Kosova afro 80 perqind importon mallra ndersa eksporton vetem 20 perqind. Sipas eksperteve te ekonomise per shkak te problemeve qe ka Kosova me Serbise dhe jo me pak probleme edhe me Bosnjen dhe Hercegovinen ne shkembimet tregtare Kosova llogaritet vendi qe eksporton me se shumti para ne rajon ndersa eshte vendi qe importon me se shumti mallra.
Autor Bekim Shehu
Redaktoi Angjelina Verbica