E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria e Kosovës vendos fillimin e punimeve për autostradën Vërmicë-Merdare

Prishtinë, 3 korrik NOA U mbajt sot mbledhja e 71- të e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ku u përcaktua projekti i autostradës Vërmicë Merdarë, i cili do të fillojë këtë vit.

Në hapje të mbledhjes, kryeministri Hashim Thaçi tha se gjatë kësaj jave Republika e Kosovës ka bërë një hap mjaft të rëndësishëm për integrimin në mekanizmat ndërkombëtarë, me anëtarësimin e plotë në FMN dhe në BB, i përkrahur nga 129 shtete. Ky anëtarësim i Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore e ka fuqizuar konsolidimin e shtetit tonë, i ka hapur perspektivë dhe ka njohur progresin në Kosovë. Presim që gjatë këtij viti Kosova të jetë pjesë edhe e Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZH) u shpreh Thaçi.
Thaçi ka vlerësuar edhe nënshkrimin e marrëveshjes me OPIC si një mundësi shumë të mirë të sjelljes së kompanive dhe investitorëve të fuqishëm amerikanë në Kosovë e gjithashtu edhe për diasporën shqiptaro-amerikane në veçanti. 
Para së gjithash ky anëtarësim dhe kjo perspektivë e sigurt është arritur si rezultat i punës së mirë të bërë në Kosovë, i sundimit të ligjit dhe i një progresi të gjithanshëm që është arritur në vitin e parë të pavarësisë, u shpreh Thaçi 
Ndërkohë që kryeministri Thaçi deklaroi se aktualisht jemi në procesin e marrjes së vendimin për fillimin e punimeve për autostradën Vërmicë - Prizren Prishtinë - Merdare. Ky projekt do të fillojë sivjet. Qeveria i ka mundësitë, i ka potencialet. Janë duke u respektuar të gjitha procedurat me transparencë të plotë dhe me prezencë e mbështetje edhe të Bankës Botërore. Në këtë drejtim, për Qeverinë e Kosovë nuk do të ketë asnjë dilemë 
Sot qeveria e Kosovës ka miratuar Strategjinë Kundër Krimit të Organizuar dhe Planit të Veprimit të punuar nga Ministria e Punëve Brendshme . 
k.k/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›