Largohet Ambasadorja e SHBA-së nga Kosova, Sejdiu e dekoron me Medaljen e Artë

Prishtinë, 3 korrik NOA - Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu priti sot në një takim lamtumirës Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Tina Kaidanoë.
Sejdiu dekoroi ambasadoren me Medaljen e Artë për Shërbim Civil në Kosovë.
Presidenti Sejdiu falënderoi Kaidanoë për angazhimin e saj në Kosovë në një periudhë mbi dhjetëvjeçare
Në vendimin e Presidentit për dekorim thuhet:
Në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, neni 48, pika 28 si dhe në bazë të Rregullores mbi Dekoratat, Urdhrat dhe Titujt e Nderit të Kosovës që i jep Presidenti i Kosovës dhe Procedurat e Dhënies së tyre, neni 3, 18, 34 dhe 49, Presidenti i Republikës së Kosovës merr vendim për dekorimin e Tina Kaidanoë, Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, me Medaljen e Artë për Shërbim Civil në Kosovë, për kontributin e veçantë të dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe ndërtimit të shoqërisë dhe shtetit tonë demokratik.
Kjo medalje u jepet qytetarëve të Kosovës dhe të huaj që kontribuojnë në shërbimet civile të Kosovës.
Ndërsa, Ambasadorja Kaidanoë shpreh respektin e saj për zhvillimet dhe arritjet në Republikën e Kosovës.
Ajo, theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë gjithë çka është e mundur për të ndihmuar Kosovën dhe popullin e saj në rrugën drejt së ardhmes së tij.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë edhe në të ardhmen përkrah institucioneve dhe popullit të Republikës së Kosovës, tha Ambasadorja Kaidanoë, duke e siguruar Presidentin Sejdiu se SHBA-të do ta mbështesin fuqishëm vendin tonë në procesin e integrimeve euroatlantike.
k.k/NOA