Qeveria e angazhuar per te permbushur kriteret

Kryeministri Berisha ka garantuar se maxhoranca eshte e gatshme te heqe pengesat e imunitetit per cdo deputet apo minister i cili eshte vendosur ne qEumlnder te akuzave te opozites gjate diteve te fundit. Para deputeteve demokrate per here te pare shefi i ekzekutivit ka folur per sulmet publike te opozites duke theksuar se jane institucionet shteterore ato te cilat duhet te zbardhin te gjitha pergjegjesite.
Nderkaq Berisha eshte ndalur edhe tek ceshtja e liberalizimit te vizave duke perseritur se Franca e mbeshtet procesin e liberalizimit te regjimit te vizave.
Kete jave pritet qe Parlamenti Europian te votoje heqjen e vizave per Shqiperine dhe Bosnje- Hercegovinen nderkohe qe i takon Keshillit te Ministrave te marre vendimin perfundimtar per kete ceshtje.
Pajisja e qytetareve me pasaportat biometrike duket se eshte nje prej procesve ku qeveria ka investuar me shume. Kryeministri Berisha nuk ka nguruar te theksoje anet pozitive te procesit te pajisjes se shtetasve me dokumenta elektronike ndersa ka dorezuar pasaporten e nje milione ne drejtorine e policise se Tiranes. Sipas kryeministrit pa pasaportat biometrike te kesaj teknologjie Shqiperia nuk do te perfitonte nga heqja e vizave ne zonen shengen.
Kryeministri ka perseritur se shqiptaret tashme jane te pajisur me dokumentet nder me te sigurta ne Europe.