E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doda Z. Beqja jepni doreheqjen

Deri me sot nuk kemi marre asnje reagim serioz por vetem justifikime te deshperuar te cilat edhe vete zoti Beqja e din qe nuk qendrojne as juridikisht e as moralish. Zoti Beqja Ju keni shkelur Kushtetuten e Shqiperise perkatesisht nenin70 pika 3 I cili ne menyre eksplicite parasheh se Deputetet nuk mund te kryejne asnje veprimtari fitimprurese qe buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor theksoi Doda.

Me tej ajo akuzoi deputetin Beqja se ka mashtruar opinionin publik duke deklaruar se fondet e perfituara pasi nuk ishte betuar ende si deputet. Ju keni marre 240 milion nga parate e taksapaguesve 94 prej te cilave 1 dite pasi keni dale nga greva e urise kur kishit tre muaj qe e kishit bere betimin. Zoti Beqja Ju duhet te jepni doreheqjen ne menyre imediate pasi eshte e vetmja rruge qe mbetet.

E dime se kodi juaj i vjeter i bllokmeneve nuk ju lejon te kryeni veprimin civil te doreheqjes por ju siguroj se eshte ne te miren tuaj dhe te partise suaj te kurseni gjithe procedurat kushtetuese per heqjen e mandatit. Zoti Beqja Nga procedurat kushtetuese nuk ju shpeton dot askush as mister 20 te cilin ju e mbroni me nje pasion te pazakonte as kasta e vjeter e xhaketave te kuqe te cileve ju I perkisni. Ne kete vend ka Kushtetute dhe ligj dhe kjo eshte koha e respektit ndaj principeve kushtetuese dhe shtetit ligjor u shpreh Doda.

2010-10-04 1453

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›