Qeveria e re, Berisha publikon listën e ministrave

Tiranë, 9 shtator NOA-Pas konstituimit të kuvendit të ri të Shqipërisë, kryeministri i vendit Sali Berisha ka publikuar emrat e bashkëpunëtorëve të tij në qeverinë e re. Lista me emrat e ministrave do ti dërgohet nesër presidentit për dekretimin e qeverisë së re.
Emrin e parë në listën e kabinetit të ri, Berisha ka publikuar z.Ilir Meta, si zv/kryeministër dhe ministër i Jashtëm. Më pas Berisha ka komunikuar me radhë emrat e ministrave të rinj të qeverisë që do të drejtojë vendin në katër vitet e ardhshme. Sipas Berishës, Bujari Nishani do të jetë në krye të ministrisë së Drejtësisë, Lulzim Basha në krye të ministrisë së Brendshme, Arben Imami në krye të ministrisë së Mbrojtjes, Ritvan Bode në krye të Financave, Dritan Prifti në krye të ministrisë së Energjetikës etj.
Për herë të parë në kabinetin e tij Berisha ka shtuar dhe një portofol ministri, i quajtur ministër i shtetit në të cilin ka emëruar ish zv/kryeministrin Genc Pollo. Berisha nuk ka harruar të falenderojë ministrat që largohen por dhe ka folur me superlativa për bashkëpunëtorët e vjetër që do të vazhdojnë të qeverisin me të, duke inkurajuar dhe ministrat e rinj. Në lidhje me kërkesën e disa gazetarëve për heqjen e emrit të Fatmir Mediut nga lista e kabinetit të ri, kryeministri Berisha deklaroi se me PR ka një bashkëpunim disa vjeçar.
Berisha tha se për Mediun ka një akuzë për korrupsion dhe ai është i hapur ndaj çdo vendimi të drejtësisë.
Sipas Berishës asnjë nga ministrat e tij nuk ka mandat që do të thotë do të jenë të njëjtë para ligjit por paragjykimi nuk i shërben askujt.
Një akuzë e madhe që nisi dhe ra vetë nga ata që e ngritën. Z.Mediu është i hapur dhe sdo ketë asnjë pengesë ti përgjigjet ligjit, tha Berisha.
Berisha tha se për emrat e ministrave është konsultuar me bashkëpunëtorët e tij dhe aleatët, dhe krijimi i kabinetit është fryt i një pune dy mujore intensive me negociata dhe diskutime.
Më poshtë gjeni ministritë dhe drejtuesit e tyre.
Kabineti i ri qeveritar
Ministria e Jashtme
Ilir Meta
Ministria e Brendshme
Lulzim Basha
Ministria e Mbrojtjes
Arben Imami
Ministria e Financës
Ritvan Bode
Ministria e Ekonomise,Tregëtisë dhe Energjitikës
Dritan Prifti
Ministria e Drejtësisë
Bujar Nishani
Ministria e Integrimit
Majlinda Bregu
Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit
Sokol Olldashi
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës
Myqerem Tafaj
Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
Spiro Ksera
Ministria e Shëndetësisë
Petrit Vasili
Ministria e Bujqësise, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit
Genc Ruli
Ministria e Turizmit,Kultures,Rinise dhe Sporteve
Ferdinand Xhaferri
Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave
Fatmir Mediu
Ministër shteti
Genc Pollo
Bujar Nishani
Ministria e Integrimit
Majlinda Bregu
Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit
Sokol Olldashi
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës
Myqerem Tafaj
Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
Spiro Ksera
Ministria e Shëndetësisë
Petrit Vasili
Ministria e Bujqësise, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit
Genc Ruli
Ministria e Turizmit,Kultures,Rinise dhe Sporteve
Ferdinand Xhaferri
Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave
Fatmir Mediu
Ministër shteti
Genc Pollo
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm") Ali baba |09/09/2009 17:32:09 o çuna kujdes me copy-past se e bete pak lemsh. Komentoje 0 0 ira |09/09/2009 19:24:11 hahaha, materiali i qeverise eshte standard per te gjithe povero : "alibaba"
Noa qente le te