Qeveria e re sot merr bekimin e Presidentit. Pas 10 ditësh, programi qeverisës në Kuvend

Tiranë, 10 shtator, NOA Presidenti i Republikës, Bamir Topi, pritet që të marrë sot prezantimin zyrtar të emrave të përfaqësuesve të kabinetit të ri qeveritar nga kryeministri Sali Berisha.
Sipas të dhënave paraprake për agjencinë e Lajmeve NOA, pasi një ditë më parë ka dekretuar propozimin e Partisë Demokratike për të patur sërish z. Sali Berisha si kryeministër të qeverisë së saj me aleatët, kreu i shtetit pritet të firmosë edhe dekretin për 15 emrat e kabinetit të ri qeverisës.
Afati zyrtar i këtij dekretimi është ai i një jave.
Në këtë mënyrë, do të mundësohet gjysmë-zyrtarizimi i ministrave të rinj në detyrën e re, duke i lënë fjalën e fundit Kuvendit për të pritur miratimin e tyre.
Ndërkaq, bëhet e ditur për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime pranë qeverisë se pas 10 ditësh, ajo do të ketë gati për të prezantuar në sallën e parlamentit programin e saj qeverisës, me të cilin do të punojë gjatë katër viteve të ardhshme 2009-2013.
Në këtë mënyrë, do të përmbyllen tërësisht të gjitha hallkat e zinxhirit të procesit për formësimin e qeverisë së re, e cila doli nga zgjedhjet e 28 qershorit.
n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")