E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria e re, Meta: Presim ftesën nga Berisha

Edhe pse nga fillimi i legjislaturës së re na ndajnë më pak se një javë, negociatat mes kryeministrit Sali Berisha dhe aleatit të tij më të rëndësishëm Ilir Meta duket se nuk janë mbyllur akoma. Kreu i LSI-së Meta ka deklaruar se mbetet në pritje të ftesës së kryeministrit për të zhvilluar edhe negociatat publike, ndërkohë që konfirmon se ambicja e LSI-së nuk janë poste të caktuara por është program qeverisës.
Ndërsa negociatat publike ende nuk janë zhvilluar postet ministrore që LSI-ja do të marrë prej kohësh janë në qendër të vëmendjes së medias. Tashmë që në krye të kuvendit duket se do të qëndrojë Jozefina Topalli, interesi më i madh mediatik është përqëndruar tek posti ministror që do të zëjë vetë Ilir Meta e numrin e ministrive që do të marrë LSI-ja falë marrëveshjes me PD-në

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›