Lëkundjet e tërmetit prekin veriun dhe qendrën e vendit

Lëkundjet e tërmetit prekin veriun dhe qendrën e Shqiëprisë. Një aktivitet i nëntokës me origjinë në detin Adriatik, ka bërë që fenomeni të ndihet në një sërë qytetesh edhe në vednin tonë. Sipas departametit të Sizmiologjisë në Institutin e Gjeoshkencave pranë Universitetit Politeknik, epiqendra e tërmetit ka qenë 14.6 km në juglindje të Ulqinit, në Malin e Zi. Ndërkohë mësohet se gjysma e bregdetit të Malit të Zi është pa energji elektrike për shkak të lëkundjeve të tërmetit