E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komuna e Bubullimës, aprovohet fondi për shtrimin e rrugës

Pas shumë vitesh, komuna e Bubullimës do të rikonstruktojë segmentin e rrugës që lidh fshatrat e saj me rrugën nacionale Lushnje-Fier. Ky projekt do të vihet në zbatim së shpejti, pasi sipas kryetarit të komunës Bubullimë, Agim Stafa, është aprovuar fondi që do të bëjë të mundur nisjen e punës për asfaltimin e rrugës.
 

Ai thotë se krahas investimit per rrugen lidhese me autostraden, komuna ka mbushur me çakull gropat e rruges ekzistuese per t`i ardhur ne ndihme fermereve per te shitur prodhimet e tyre bujqesore.
 

Rruga qe lidh komunen e Bubullimes me autostraden Lushnje -Fier, ka mbi 10 vjet qe nuk njeh investime nga pushteti vendor. Kjo zone njihet per produktet e saj bujqesore, ku peshen kryesore e ze prodhimi i bostanoreve me rreth 200 hektare te kultivuara cdo vit. Tanimë, rruga e përmirësuar do te sjelle komunikim me te lirshem per tregtaret e zonës.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›