Qeveria e re ne Itali ndryshon ligjin per emigrantet mund te punojne pa lejen e qendrimit

Kuponi postar do tju jape te drejte punesimi Mund te udhetojne edhe per ne vendin e tyre
Duket se ndryshimi i qeverise ne Itali ka sjelle dhe nje ndryshim radikal per sa i perket disa ceshtjeve te vecanta dhe konkretisht mbi ceshtjet e emigranteve. Qeveria e re e Mario Montit ka miratuar nje ligj ku do te kerkoje nje rirregullim per sa iperket lejeve te qendrimit ne shtetin italian. Dekreti Salva Italia i sapo miratuar nga qeveria Monti vendos njehere e pergjithmone qe i huaji ne pritje te leshimit apo te perteritjes se lejes se qendrimit eshte me qendrim plotesisht te rregullt ne Itali. Pra mund te punesohet si te gjithe shtetasit e tjere te huaj qe kane lejen e qendrimit ne xhep. Nga viti 2006 fale nje direktive te ministrit te Brendshem te asokohe Giuliano Amato-s u provua ti jepej vlere te ashtuquajturit lsquocedolino kuponi postar qe per muaj mbetet ne xhep te emigranteve qe kerkojne lejen e qendrimit apo qe e perterijne ate. Nese zyrat e administrates publike e mesuan me veshtiresi vleren e kuponit nuk mund te thuhet e njejta gje per ndermarrjet e familjet qe shpesh kane dyshime mbi punesimin e dikujt me lejeqendrim te skaduar.
Ligji
Me kete ligj tashme te gjithe emigrantet shqiptare mund te vazhdojne te punojne edhe gjate marrjes se lejes se qendrimit. Ne tekstin perfundimtar lexohet ne pritje te leshimit apo te perteritjes se lejes se qendrimit punonjesi i huaj mund te qendroje me te drejte te ligjshme ne Itali dhe te punoje. Kjo vlen deri ne nje komunikim te mundshem te autoriteteve te Sigurise Publike qe duhet ti komunikohet zyrtarisht punedhenesit me shenimin e pranise se motiveve penguese per leshimin e lejes apo per perteritjen. Per te perfituar nga kjo mundesi punonjesi duhet te kete kerkuar lejen e pare te qendrimit kur ka nenshkruar kontraten e qendrimit apo te kete paraqitur kerkese per perteritjen brenda gjashtedhjete diteve nga skadimi i dokumentit. Natyrisht per ta treguar duhet te kete me vete kuponin me date pra te famshmin cedolino. Ky eshte nje lajm i mire per te gjithe emigrantet qe deri me tani nuk kane mundur te punojne gjate kohes qe merrej leja e qendrimit pasi punedhenesit nuk i lejonin.
Ndryshimi
Risia nuk eshte ide e Montit apo e specialisteve te tjere te qeverise se tij por ishte futur rreth dy muaj me pare ne nje pjese te dekretit te famshem per zhvillimin qe qeveria Berluskoni nuk arriti te aprovonte. Por tani kjo risi eshte kthyer me ne fund ne ligj duke u dhene siguri me shume qindra mijera emigranteve qe kane ne xhep kuponin postar te kerkeses se leshimit apo te perteritjes se lejeqendrimit. Gjithashtu keta emigrante ne te ardhmen do te mund te levizin ne shtetin perkates te tyre konkretisht emigrantet shqiptare do te mund te vijne ne Shqiperi edhe me kuponin postar.