E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër- Shkollat pa ngrohje, nxënësit pezullojnë mesimin

Gjirokastër- Shkollat 9-vjeçare dhe ato të mesme të qytetit të Gjirokastrës skanë ngrohje, dhe as kushte të pranueshme higjenike. Për këtë arsye nxënësit e shkollave të qytetit kanë pezulluar procesin mësimor.

Pas një inspektimi të bërë nga përfaqësuesit e zyrës rajonale të OSBE-së në këtë qytet dhe nga inspektorë të Shëndetit Publik rezultoi se kushtet higjenike dhe ngrohja janë shumë problematike në shkollat e Gjitokastrës. Përfaqësuesit e OSBE-së deklaruan se ky inspektim do bëhet pjesë e raportit të tyre, drejtuar qeverisë shqiptare.

Ky inspektim erdhi si rrjedhojë e pezullimit të mësimit nga nxënësit e shkollave, për arsye të mungesës së ngrohjes. Madje nxënësit e shkollës së mesme Siri Shapllo njoftojnë se nesër do të bëjnë sërish grevë në rast se kushtet nuk plotësohen.

Po ashtu nxënësit shprehen se me paratë e tyre kanë blerë dritaret, dyert, kanë lyer klasat dhe kanë blerë mjete ngrohëse.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Gjirokastër- Pa ngrohje, të gjitha shkollat e qytetit
  2. Ministri Tafaj e pranon: Shkollat janë të mbingarkuara
  3. Shkolla torturuse, tekstet e 9-vjeçares më të ngarkuar se në shkollat e BE

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›