E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria e re serbe, Evropa dhe Kosova prioritetet e Daçiç

Kryeministri i ri serb, Ivica Daçiç ka deklaruar se prioritetet e kabinetit të tij, janë vendosur. Sipas tij këto prioritete janë dy: Bashkimi Evropian dhe mbrojtja e interesave të shtetit serb, që sipas tij nënkupton “çështjen e Kosovës”.
 

Sipas tij, me mbrojtjen e interesave të shtetit serb nënkuptohet “zgjidhja e problemit të Kosovës në mënyrë paqësore, me negociata duke u bazuar në marrëveshjet që janë arritur deri tani”.
 

“Besoj që është në esencë që Ballkani të definohet si zonë e paqes dhe stabilitetit”, ka thënë Daçiq gjatë një ngjarje të organizuar nga ambasada gjermane në Beograd, raporton B92.
 

I pyetur se si Serbia do të vazhdojë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian nëse kriteret për këtë vetëm sa po shtohen, ai është përgjigjur duke thënë se kjo mbetet të diskutohet më tej.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›