E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sfida e fundit e maturantëve, sot provimi me zgjedhje

Maturantët do t`i nënshtrohen sot provimit të fundit të Maturës Shtetërore, testimeve në lëndët me zgjedhje, pas testit të Gjuhë-Letërsi dhe Matematikës.
 

Provimet me zgjedhje përcaktojnë orientimet se ku maturantët duan të vijojnë studimet e larta në universitetet publike të vendit. Ndërkohë, një pjesë e konsiderueshme e maturantëve kanë kërkuar të testohen në më shumë se dy lëndë. Ky provim do të ketë një kohëzgjatje prej tre orësh, ku maturantët do të plotësojnë rreth 20 pyetje, të kombinuara në mënyrë të barabartë ndërmjet pyetjeve me alternativa dhe atyre me zhvillim, të cilat vlerësohen në total me 30 pikë.
 

Ndërkaq, MASH këshillon maturantët që të tregohen të kujdesshëm e t`i përmbahen rregullores së hartuar mbi kushtet e dhënies së provimit, në mënyrë që të mos penalizohen me mosnjohje të rezultatit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›