E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Qeveria fond 2 milionë lekë për kurimin e mjekut Arvin Dibra

TIRANË, 29 janar/ATSH/ Këshillimi i Ministrave miratoi sot mbulimin e shpenzimeve për kurimin e mjekut, Arvin Dibra.

Në mbledhjen e sotme, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave vendosi mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të mjekut Arvin Dibra, në masën 2 000 000 (dy milionë) lekë.

Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.

Për zbatimin e këtij vendimit ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Mjeku kirurg i QSUT-së, Arvin Dibra, mbeti i plagosur aksidentalisht më 10 gusht 2024, pasi u hodh për t’u larë në lumin Buna në Shkodër.

/k.s/r.e/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›